Agron Duke i jep fund dyshimeve: Nuk ka përçarje brenda opozitës, jemi në unision - Bota Sot
Agron Duke i jep fund dyshimeve: Nuk ka përçarje brenda opozitës, jemi në unision

Shqipëria

Agron Duke i jep fund dyshimeve: Nuk ka përçarje brenda opozitës, jemi në unision

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:00
Agron Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka dhënë fund dyshimeve për një përçarje brenda opozitës. 

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duka u shpreh se pavarësisht se PD nuk u regjistrua për zgjedhjet e 13 tetorit, kjo nuk e ndryshon qëndrimin opozitar.

Duka: Nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi opozita në unison e gjitha njeh dekretin e presidentit dhe nuk njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe PD ka dalë me një deklaratë ku i drejtohet KQZ që të ndërmarrë veprimet e duhura që të njohë dekretin e Presidentit dhe të bëjë detyrën e saj. Kështu që në këtë kontekst e gjithë opozita është në një mendje, nuk ka asnjë përçarje. E gjithë pikëpyetje është pse tre parti shkojnë të regjistrohen, ndërsa PD dhe të tjerat jo. Kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në një farë mënyrë ishim të paragjykuar duke parë lëvizjet e mazhorancës. Pra në një farë mënyrë ne e kishim paragjykim që nuk do shohim dritë jeshile në fund të tunelit dhe nuk do ketë zgjedhje. Megjithatë formalisht u regjistruam tre parti për të dhënë shansin e fundit për një farë reagimi të mazhorancës. Edhe duke pasur parasysh që në datën 18 tetor ne presim një vendim të BE, por fatkeqësisht nuk pati një reagim pozitiv. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë ne si opozitë jemi në një mendje dhe nuk ka asnjë përçarje. Ka disa interpretime për të plotësuar edhe këtë vakum lajmesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...