Këshilltari i Metës: Pakica që nuk njeh rotacion, e fymëzon Presidentin të ngjisë majat më të larta - Bota Sot
Këshilltari i Metës: Pakica që nuk njeh rotacion, e fymëzon Presidentin të ngjisë majat më të larta

Shqipëria

Këshilltari i Metës: Pakica që nuk njeh rotacion, e fymëzon Presidentin të ngjisë majat më të larta

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 21:53
Tedi Blushi

Pas replikës së kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla pas kthimit për rishqyrtim të ligjit për disa ndryshime në Kodin Penal nga Presidenti Meta, një tjetër reagim ka ardhur nga Presidenca.

Këtë herë është këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se ‘dhimbja’ që Balla shpreh për policët është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, që i dinë ‘bëmat’ e tij.

“Që t'i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve”. 

Blushi shpjegon se Meta e ktheu për rtishqyrim ligjin për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

“Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t'u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas”.

Këshilltari i Presidentit sqaron se ky vendim i Metës erdhi në kushtet kur Gjykata Kushtetuese prej dy vitesh qëndron e bllokuar dhe ai ëhstë i detyruar të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj.

“Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret. 

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.”

Ai vijon më tej duke thënë se: “Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.

Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...