Rakip Suli ‘mori’ Kamzën, Paloka reagon ashpër: Po hapeni mbi zjarr

Shqipëria

Rakip Suli ‘mori’ Kamzën, Paloka reagon ashpër: Po hapeni mbi zjarr

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:37
Edi Paloka

Ndërkohë që po zhvillohej konstituimi i këshillit bashkiak të Kamzës, ku më pas u betua kryetari i ri Rakip Suli, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka e cilësoi këtë ceremoni si betimin e një bande tjetër të Ramës, që synon të rrëmbejë Bashkinë e Kamzës. Më tej Paloka ashpërson tonet duke paralajmëruar socialistët se ashtu siç po hyjnë, si grabitës , ashtu edhe do dalin shumë shpejte.

Statusi i plote i Palokës në facebook.

Te mjere dhe te neveritshem. Ne kaos total , me fytyra qe sado i ngerdheshnin me sforcim per te nxjerre ndonje buzeqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as friken per ate qe po benin.

Nje bande qe po betohej ne emer te Rames se do te grabisi dhe bashkine e Kamzes edhe pse jane koshiente se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetuten.

Jane te menderosur e ne siklet jo se kane seder e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon te grabisin cfare nuk eshte e tyrja por sepse kete po e bejne publikisht, ne sy te te gjitheve. Prandaj jane dhe te trembur se e dijne po kaq mire qe jo vetem nuk do te munden ti mbajne por dhe do te pergjigjen ligjerisht dhe pertej ligjit, shume shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga biba ne KQZ tek biba ne prefekture per keto qe po bejne. Ashtu sic po hyni, si grabites , ashtu dhe do dilni shume shpejte. “Hapuni” sa te mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”, shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat