Aksident në Korçë, tre të lënduar

Shqipëria

Aksident në Korçë, tre të lënduar

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Kuç i Zi.

Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus ku si pasojë janë plagosur tre persona.

Informacion paraprak:

Më datë 07.08.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, pranë fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip autobus, me drejtues shtetasin Xh.K, me një mjet tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin A.H.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, si edhe dy pasagjerë të mjetit tip “Mitsubishi”, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat