Bllokimi i karburat Gega, Rama: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Shqipëria

Bllokimi i karburat Gega, Rama: Zero tolerancë ndaj abuzuesve

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 17:21
Gega

Pas bllokimit për kasë në regjim manual të Karburant Gega në Vrinë afër Durrësit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një postim në facebook, Rama shkruan se nuk ka më shanse që pompat e karburanteve të derdhin naftë duke thithur lekët e konsumatorëve dhe shtetit.

Rama theksoi se çdokush që do përpiqet që ta bëjë këtë do kapet dhe do ta paguajë shumëfish.

Postimi i Ramës

Jo jo, s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit. Çdo “trim” që do të vazhdojë ta bëjë, do kapet dhe do ta paguajë shumëfish. Të gjithë të barabartë para ligjit Zero Tolerancë ndaj abuzuesve

Bllokimi i kargurant Gega vjen pas kontrollit të tatimeve dhe përfaqësuesve të meteorologjisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat