Deputeti paralajmëron “tërmet” në vjeshtë: Do paralizojmë gjithçka, vendi drejt diktaturës

Shqipëria

Deputeti paralajmëron “tërmet” në vjeshtë: Do paralizojmë gjithçka, vendi drejt diktaturës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 19:30
Lefter Maliqi

Deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar se është koha që populli të marrë në dorë fatet e vendit. Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Fascebook, deputeti i ri paralajmëron protesta masive në vjeshtë, teksa shprehet se bashkë me gjethet e pemëve do të bien edhe gjethet e pemës së kalbur të rilindjes së krimit.

“Populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Socialistët e ndershëm e të zhgënjyer, demokratët, qytetarët, artistët, studentët etj. Boll më paqe me qeverinë e krimit, korrupsionit, oligarkëve, papunësisë, drogës, pasigurisë. Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste të 30 Qershorit nuk egziston më pasi, këshillat bashkiak dhe kryetarët e bashkive janë njëpartiake, demokracia e përgjithshme dhe institucionale në rrezik pasi mbi 90% janë të kapura nga e njëjta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as kushtetutë, as dekret të Presidentit, nuk njeh as opozitë pasi e ka nxjerr jashtë funksionit pa përfaqesim në parlament, pa përfaqësim në pushtetin lokal, pa përfaqesim në institucione”, shkruan ai.

Maliqi shprehet se, “Rama ska as frikë, as turp, as moral nga protestat paqësore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi çdo ditë, jave e muaj i kanë plasur skandale me krime, korrupsion, përgjime, cënim të sigurisë kombëtare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetëm qesh, ironizon çdo qëndresë,çdo stres e vuajtje tuajën, dhe për të hequr vëmendjen nga një skandal, sajon skandale të tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione të jashtligjshme, policore etj. Rama duke varfëruar popullin duke e detyruar rininë dhe elitën e vendit të emigroj, mban nën presion opozitën, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston këdo që e kundërshton për të mbajtur pushtetin nën kontroll të plot”.

Sipas tij, “Vendi në krizë të thellë e të rëndë politike, ekonomike dhe të pasigurisë. Vendi drejt diktaturës dhe shuarjes së shpresës për hapjen e negociatave në 18 Tetor. Populli në shtator të ngrihet fuqishëm sepse ska më kuptim pasi Rama kërkon tju lodh, tju pakësoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrëzohet me revolucion qëndrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rrugët duke paralizuar gjithçka në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të lira, të ndershme, me sistem mazhoritar të pastër, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit të zgjedhi deputetët e vet, qeverinë e vet, presidentin e vet.

Nëse nuk bëni këtë atëherë ky vend po shkon i sigurt drejt diktaturës me parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtësi, polici dhe shumë shpejt dhe me president vetëm të Rilindjes së krimit, drogës dhe korrupsionit. Koha nuk pret, në vjeshtë duhet zgjim popullor, revolucion demokratik, qendresë e fortë. Në vjeshtë bien gjethet pemëve së bashku me to duhet të bien gjethet e Pemës së kalbur te Rilindjes së krimit. Në vjeshtë duhet të lind shpresa, besimi për të ardhmen e demokracisë Europiane, për sundimin e ligjit dhe kushtetutës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat