Robert Hand: Zhgënjyese ndryshimet në ministrinë e Jashtme - Bota Sot
Robert Hand: Zhgënjyese ndryshimet në ministrinë e Jashtme

Shqipëria

Robert Hand: Zhgënjyese ndryshimet në ministrinë e Jashtme

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 00:48
Robert Hand:

Këshilltari i Komisionit Amerikan të Helsinkit, Robert Hand shprehet i zhgënyer për ndryshimet në ministrinë e Jashtëm, pas marrjës OK që Shqipëria të drejtojë OSBE-në në vitin 2020.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hand edhe pse nuk përmendi emër, la të kuptojë se ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte kompetent dhe kishte një përvojë të gjatë pune.

Pas ndryshimëve në diplomacinë shqiptarë, Hand tha se "tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE-në". 

Robert Hand: Mund t'ju them se vitin e kaluar, kur dëgjuam për herë të parë që Shqipëria propozoi të kryesonte OSBE-në në vitin 2020, unë u tregova jashtëzakonisht mbështetës. Është një mundësi e mire për Shqipërinë që të mos jetë një importuese e sigurisë dhe stabilitetit nga jashtë, por të kontribuojë në fakt për sigurinë në të gjithë rajonin e OSBE-së. Dhe unë mendoj se ajo mund ta bënte këtë shumë mirë. Ajo ka një trup diplomatik shumë profesional, ministri i Jashtëm që po e mbështeste këtë ide, ishte kompetent, ai kishte shumë vite përvojë. Por ishte shumë zhgënjyes fakti që brenda një muaji pasi OSBE-ja u pajtua me idenë, në ministrinë e jashtme pati ndryshime. 

Ju e dini: tani ka një pikëpyetje nëse kjo përvojë është ende aty për të arritur ta shtyjë përpara OSBE-në. Siç e përmenda më lart për shkak të agresionit rus në Ukrainë, por edhe të ndërhyrjeve diku tjetër në Evropë, situatën në Kaukaz, etj., OSBE-ja ka nevojë për udhëheqje të fortë, dhe unë vërtet shpresoj se Shqipëria do të jetë akoma në gjendje ta sigurojë atë udhëheqje, por sot jam pak më shumë i shqetësuar sesa isha vitin e kaluar kur u bë oferta e parë.

Sipas Hand, Shqipëria duhet të ndryshojë kurs duke ecur në një drejtim më pozitiv, pasi në të kundërt në vitin 2020 do të përballet me një sfidë, siç është ajo e respektimit të të drejtave të njeriut. Që të kryesosh OSBE -tha Hand- në fillim duhet të mishërosh disa parime të Helsinkit.

Robert Hand: Që një vend të kryesojë OSBE-në, ai duhet t’i mishërojë disi këto parime të Helsinkit për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe për sigurinë e vërtetë të përgjithshme. Kjo nuk do të thotë se çdo vend duhet të jetë si Norvegjia, ku gjithçka duket gjithmonë shumë paqësore shumë e qetë dhe shumë demokratike. Por një vend duhet të priret në drejtimin e duhur dhe pikërisht këtu ka disa shqetësime, për shembull në media, në trajtimin e gazetarëve investigativë dhe ndoshta në dëshirën për të gjobitur njerëzit për atë që publikojnë në internet. 

Kreut të zyrës së OSBE-së do t’i duhet të shkojë në vende si Moska, ose Bakuja, apo vende të Azinë Qendrore, dhe të kërkojë një respektim më të madh të të drejtave të njeriut, të kërkojë lirimin e të burgosurve politikë, zgjedhje të lira e të ndershme, ose norma demokratike. Është e vështirë ta bëjë këtë një vend kur nuk ecën në drejtimin e duhur. Kjo është një nga sfidat me të cilat do të ndeshet Shqipëria në 2020, po nuk ndryshoi kurs duke ecur në një drejtim më pozitiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...