Vrasja në Vlorë, Berisha zbulon detaje: E qëlluan në makinë dhe e hodhën në rrugë

Shqipëria

Vrasja në Vlorë, Berisha zbulon detaje: E qëlluan në makinë dhe e hodhën në rrugë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:13
Sali Berisha

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në Selenicë të Vlorës, aty ku u vra Nikolla Ikonomi por i njohur edhe me emrin Laver Tozaj, ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai shkruan se ekzekutori e hodhi Tozajn nga makina në rrugë.

Sipas Berishës në vend po mbizotëron një situatë ekstreme pasigurie.

“Siguria në dorë të krimit! Në Vlorë vrasja e radhës. Ekzekutohet në Selenicë me plumb në kokë 47 vjecari L.T. Ekzekutori e hedh nga makina në rrugë dhe sipas rregullit largohet në drejtim të paditur. Narkopolicia si zakonisht nuk merret me vrasjet dhe vrasësit. Gjeneral Hashashi dhe narkodrejtor Ardi Balili po merren me tenderin e 30 milionë euro për të veshur narkopolicinë sa më mirë dhe sa më lirë. Shpreh ngushllime familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe situatën e pasigurisë ekstreme në vend”, shkruan Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat