Ekstradohet nga Gjermania, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Shqipëria

Ekstradohet nga Gjermania, shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

INTERPOL Tirana ekstradon nga Gjermania një shtetas të dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit të INTERPOL Tirana me INTERPOL Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar  Byniamin Hajro, 56-vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje  me paramendim e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012,  është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në  Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Gjykata e Apelit Vlorë  në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat