“Si do të vinte nga Venezuela në Shqipëri një nëndetëse me 14 ton kokainë”

Shqipëria

“Si do të vinte nga Venezuela në Shqipëri një nëndetëse me 14 ton kokainë”

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:31
Francesco Mandoi

Mbrëmjen e djeshme u transmetua pjesa e tretë e dokumentarit ‘Narcotica’ në të cilën flitej për Shqipërinë.

Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive të policisë dhe përplasjeve të armatosura”- nis emisioni.

Prokurorët e antimafias Nicola Grateri dhe Francesco Mandoi rrëfyen mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe mafies shqiptare. Ata pohuan se grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë duke kontrolluar tashmë edhe trafikun e drogave të forta, nga vendet e Amerikës Latine, drejt Europës.

Sipas dy prokurorëve ky fuqizim, përveç sigurimit të rrugëve të transportit të drogës ka ndodhur edhe për shkak edhe të mbështetjes që kanë nga strukturat shtetërore.

“Në Shqipëri janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, kryejnë krime, kanë mbështetje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë, nga ato më të ulëta e deri më të larta”, shprehet prokurori Nicola Grateri për ‘Narcotica’.

Reportazhi i “Narcotica” e nisi me fshatin Lazarat, në jug të vendit, pranë Gjirokastrës.

Sipas prokurorit Gratteri një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis. Në një rast rrëfen ai janë kapur në Otranto 9 ton kanabis në një ngarkesë të vetme. Bashkë me këtë lloj droge, grupet kriminale transportojnë edhe kokainë, që e marrin vetë në vendet e Amerikës Latine shton më tej Gratteri.

Prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri me nëndetëse.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine”, tregon për Narcotica, prokurori Francesco Mandoi.

Një punonjës i Guardia di Fincanca italiane në Shqipëri, u shpreh për ‘Narcotica’ se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2019 janë arrestuar dhjetëra shqiptarë që kanë bërë trafiqe droge në Itali.

“Ne nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafien tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm”, deklaroi prokurori Gratteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat