Kërkimet për vrasjen mafioze të Laver Tozaj, policia arreston një 27 vjeçar të armatosur me kallash

Shqipëria

Kërkimet për vrasjen mafioze të Laver Tozaj, policia arreston një 27 vjeçar të armatosur me kallash

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 12:49
Foto ilustrim

Gjatë kontrollit që po ushtrohej në zonë për të zbuluar autorët për vrasjen e Laver Tozaj mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, policia njofton se ka vënë në pranga një 27 vjeçar, i kapur në flagrancë teksa mbante me vete një armë automatike.

Policia bën me dije se fjala është për shtetasin me inicialet S.R, i cili u piketua në afërsi të malit të Beunit të fshatit Matogjin. Policia në njoftimin e saj nuk jep detaje nëse 27 vjezçari është apo jo pjesë e autorëve të dyshuar në lidhje me vrasjen e djeshme në Selenicë të Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapen në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës.

27 vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin i cili mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat