Basha: Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar

Shqipëria

Basha: Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 17:15
Lulzim Basha

Partia Demokratike po përgatit një plan për të luftuar krimin e organizuar, kur të vijë në pushtet.

Kryetari Lulzim Basha ka theksuar se “përqendrimi do të jetë te paraja, ndiq paranë.”

Sipas Bashës, plani i demokratëve do të bëhet me dije në muajin shtator.

“Ndërkohë ka nisur hartimi për disa ligje për luftën kundër krimit dhe parave të krimit”, tha Basha.

Kryeopozitari paralajmëroi edhe një paketë ligjore për deklarimin e aseteve për politikanët dhe funksionarët publikë.

“Shqipëria do të kthehet në ferrin e organizatave kriminale dhe politikanëve të korruptuar. Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar. Kjo do të jetë garancia që kriza të mos përsëritet”, theksoi Basha./Tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat