Kaloi vetting-un, por Komisioneri Publik ankimon vendimin për kreun e ‘Administratives të Apelit’

Shqipëria

Kaloi vetting-un, por Komisioneri Publik ankimon vendimin për kreun e ‘Administratives të Apelit’

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 19:19
Kastriot Selita

Është ankimuar vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Kastriot Selitën. Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, kaloi procesin e vetting-ut në 18 qershor, por Komisioneri Publik ka vendosur ta ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

“Mbështetur dhe në rekomandimin e Komisionit prej tre vëzhguesish ndërkombëtarë të ONM-së, për të ankimuar vendimin nr. 161, datë 18.6.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të këtij ankimi, në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të lartpërmendur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit” thuhet në njoftimin për ankimim.

Sipas Komisionerit Publik, hetimi për të tria kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë në rastin e Kastriot Selitës dhe për rrjedhojë nuk është i mjaftueshëm për ta konfirmuar në detyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat