Ish-demokratja: Gratë e sotme në politikë janë kukulla, marioneta në duart e kryetarëve

Shqipëria

Ish-demokratja: Gratë e sotme në politikë janë kukulla, marioneta në duart e kryetarëve

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 22:48
Lajla Përnaska

Ish-deputetja demokrate, Lajla Përnaska, ka dhënë versionin e saj ndaj grave që ndodhen në ditët e sotme në politikë. E ftuar në programin veror “Pushim on Top”, Përnaska u pyet nga Ori Nebiaj mbi rolin e gruas shqiptare në politikë.

Ish-demokratja nuk u kursye teksa i cilësoi gratë e stome që i janë future politikës si kukulla barbi në duar e kryetarëve.

Përnaska u shpreh se pavarësisht se është rritur numri I femrave që janë bërë pjesë e politikës ka rënë cilësia e tyre.

“Në gjykimin tim sot është rritur numri i përfaqësimit të grave, por ka rënë cilësia, dhe kjo jo për mungesë të kapacitetit të tyre, por mendoj se kanë krijuar këtë lloj deformimi vetë kryetarët e partive. Ata kanë krijuar një model femëror, që nuk përputhet me kapacitetin që kanë sot gratë, është një model i preferuar nga kryetarët e partive për femrat marjoneta në një term quhen edhe “barbie dolls,”– tha ish-deputetja Lajla Përnaska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat