Fundjava nis me trafik të rënduar në akset kryesore të vendit

Shqipëria

Fundjava nis me trafik të rënduar në akset kryesore të vendit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:14
Trafik i rënduar në akset kryesore të vendit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe të shumtë janë njerëzit që këtë periudhë zgjedhin të udhëtojnë drejt plazheve apo edhe zonave të freskëta malore. E për këtë arsye qarkullimi në akset kryesore të vendit është rritur ndjeshëm dhe kjo fundjavë ka nisur me trafik të rënduar.

Në Thumanë ka një radhë të gjatë të makinave. Ky aks është gjithnjë problematik sa i përket trafikut, sidomos gjatë sezonit të verës.

Por e njëjta situatë paraqitet mbrëmjen e sotme edhe në rrethrrotullimin e Durrësit, ku ka një trafik shumë të rënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat