Askush s’e mban përgjegjësinë për monumentin që Erdogan ngriti në Tiranë

Shqipëria

Askush s’e mban përgjegjësinë për monumentin që Erdogan ngriti në Tiranë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Në Tiranë, me rastin e 3 vjetorit të grushtit të dështuar të Shtetit në Turqi, në 15 korrik të vitit 2016, është ngritur një Memorial kushtuar viktimave të asaj ngjarjeje, vëzhgoi sot Zëri i Amerikës duke iu referuam mediave vendase.

Por media e SHBA, ndonëse ka hulumtuar në institucionet shqiptare se cili është vendimmarrësi i këtij akti të pazakontë, nuk ka.marrë dot përgjigje. Në aktivitetin e zhvilluar pikërisht më 15 korrik, diten e grushtit te shtetit ne Turqi ka marrë pjesë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku që ka inauguruar  ‘Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut’.

Megjith3atë në faqen e saj zyrtare të Bashkisë Tirane, e cila i përmbyt mediat me.çdo njoftim, nuk ka asnjë lajm, qoftë dhe për pjesëmarrjen e nënkryetarit Mazniku.

“Por nga ana tjetër emërtimi i një rruge apo një parku, është kompetencë e Bashkisë dhe Këshillit bashkiak që merr në fund vendimin’ vëren zëri Amerikësa.

Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me ‘Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkun e Demokracisë së 15 Korrikut’.

Interesimit të Zërit të Amerikës për të kontaktuar dhe intervistuar një nga drejtuesit e Bashkisë lidhur me çështjen e Memorialit, një zëdhënës i Bashkisë tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme.

Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht Zërit të Amerikës se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në aktivitetin për Memorialin apo inaugurimin e ‘Rrugës së Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘Parkut të Demokracisë së 15 Korrikut’.

Në fakt, duket se bëhet fjalë për një ngjarje të pazakontë, pasi në Shqipëri, nuk rezulton të ketë monumente dedikuar ngjarjeve të ndodhura në një shtet të huaj, siç ishte rasti i grushtit të dështuar të Shtetit, për të cilin autoritetet turke fajësuan klerikun Fetullah Gülen dhe organizatën e cilësuar terroriste FETO.

Tre ditë pas këtij zhvillimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama, njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi ‘në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris’, siç shpjegoi vetë kreu i Qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta, me kreun e Shtetit turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat