Shqiptari që ishte ndër më të kërkuarit në Angli, ua kishte ‘hedhur’ dy herë autoriteteve në Britani

Shqipëria

Shqiptari që ishte ndër më të kërkuarit në Angli, ua kishte ‘hedhur’ dy herë autoriteteve në Britani

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 00:14
Gentian Doda

Shqiptari i njohur për autoritetet britanike, Gentian Doda i ka befasuar mediat në Britani të Madhe.

‘Daily Mail’ ka kuptuar që përkundër se ishte ndër më të kërkuarit, Doda ua kishte hedhur dy herë autoriteteve britanike duke hyrë dy herë në Britani të Madhe dhe të jetonte për disa vite këtu..

Doda kishte jetuar për 13 vite në Angli edhe pse ishte ndër personat më të kërkuarit.

Ai së fundmi u kap nga autoritete amerikane, pas skanimit të gishtrinjëve. Doda ishte duke udhëtuar në Los Angeles me pasaport fallco.

Në të kaluarën, Doda ishte deportuar në Shqipëri, por sipas mediumit anglez, ai e kishte korruptuar një gjyqtarë dhe ishte liruar.

Ai përsëri ishte kthyer në Angli ku kishte qëndruar për dy vite.  Tashmë i arrestuar, Doda do të kthehet për herë të dytë në Shqipëri.

Doda është pjesëtarë i Sindikatës Kriminale ‘Kola Gangs’. Ai akuzohet për vrasjen e dy personave në Burrel gjatë vitit 1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat