Moti në vend ja ç’ndodh, të shtunën rritet rreziku për ...

Shqipëria

Moti në vend ja ç’ndodh, të shtunën rritet rreziku për ...

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:07
Ilustrim

hqipëria është përfshirë nga një mot me temperatura shumë të larta.

Prej disa ditësh në vend temperaturat kanë shkuar deri në 36-37 gradë celsius.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për 24 orët e ardhme.

Sipas të dhënave, për shkak të temperaturave të larta, është rritur shumë rreziku për zjarret.

Më poshtë keni parashikimin e motit për të shtunën:

Reshjet

Të shtunën nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20/ 36 °C

në vendet malore: 18 / 32 °C.

Era

Të shtunën era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Zjarret

Të shtunën pritet rrezik ‘i lartë’ në qarqet Fier dhe rrezik ‘i moderuar’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Berat (Perëndim), Vlorë (Veri-Lindje), Gjirokastër (Qendër,Veri-Lindje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat