Erjon Braçe: Dako do përballet vetë me drejtësinë, ne nuk ndërhyjmë

Shqipëria

Erjon Braçe: Dako do përballet vetë me drejtësinë, ne nuk ndërhyjmë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:02
Vangjush Dako

Pak ditë më parë Departamenti amerikan i ndaloi hyrjen në SHBA Vangjush Dakos pasi deklaronte se  "kishte  dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e zotit Dako.'

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe deklaroi sot se Dako duhet të përballet në mënyrë individuale me organet e drejtësisë dhe heshti sa i takon nje vendimi politik që mund të merrej për ish kryebashkiakun e Durrësit

"Çdo akuzë e ngritur ndaj zotit Dako dhe gjithkujt tjetër, përfshirë dhe anëtarë të kryesisë së PS-së apo jo, apo përfshirë kryetarë të partive politike, siç është njëri prej kryetarëve të opozitës, apo nën të, në atë parti duhet të hetohet dhe gjykohet siç e parashikon ligji.

Askush nuk mund ti shmanget hetimit dhe gjykimit. Ne as kemi ndërmend të ndërhyjmë në këtë proces mes organeve të drejtësisë dhe cilitdo individi që ka një akuzë konkrete ne nuk futemi. Secili do të përballet me organet e drejtësisë individualisht  në përputhje me ligjin në një proces të drejtë e të barabartë.

Koha kur përdorej imuniteti për ti ikur drejtësisë aq sa sot vijojmë të kemi një sistem pandëshkueshmërie në  nivelet më të larta të politikës dhe çështje të pazgjidhura në gjykatë, dhe ku janë materializuar vjedhje me miliona e qindra miliona euro nuk ka më. Secili duhet të përballet patjetër."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat