Bëri beratasin pronar toke në plazhin e Durrësit, në kërkim zv/ drejtori i Kadastrës

Shqipëria

Bëri beratasin pronar toke në plazhin e Durrësit, në kërkim zv/ drejtori i Kadastrës

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:03
Plazhi i Durrësit

Zv/ drejtori i Kadastrës në Durrës dhe një specialist janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se jepnin leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat. Ndërkohë është ndaluar ekonomisti pranë Agjensisë Shterërore të Kadastrës Durrës.

Bëhet fjalë për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Në kërkim janë dhe dy përfituesit e tokës me anë të dokumenteve të falsifikuara.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujore , në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit. Kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat  shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen  e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale " Vjedhja me pasoja të rënda" parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal" informoi sot policia e Durrësit.

Është ndaluar 27 vjeçari i identifikuar me inicialte R.K, me detyrë ekonomist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Arben Isaku, 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor  pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

 F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjensisë Shtetërore të Kadastrës - Durrës.

Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale " Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike" ,

" Shpërdorimi të detyrës " dhe "Falsifikimi i dokumentave " parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Operacioni "Legalizimi" u krye nga specialistët e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Hetimi ka qenë disa mujor. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat