Vettingu i policisë "ngel" për vjeshtë

Shqipëria

Vettingu i policisë "ngel" për vjeshtë

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 16:52
Policia e shtetit

Lajmi i shtyrjes së vettingut është dhënë nga nr dy i ministrisë së Brendshme  Rovena Voda.

Zyrtarisht nuk behet e ditur, por RTV Ora mëson se procesi i vettingut aktualisht ka ngecur në fazën e shqyrtimit të dosjeve, pasi duhet dhe pak kohë që ky proces të finalizohet.

Sipas burimeve mësohet se dosjet janë pothuajse gati ndërsa pritet që subjektet të njihen me to dhe më pas të nisin seancat e para dëgjimore. Ndërkohë ekspertë të fushës së rendit, njëkohësisht ish-drejtues strukturës së policisë janë skeptik për këtë proces.

Hajdarmataj: Vetingu në polici është politik, mediatik dhe nuk është praktik. Nuk mund të zhvillohet për një arsye, sepse në fund të fundit pse nuk po e bën në tatime, policinë bashkiake, ose vetë politika. Është e pamundur të bësh veting në polici, sepse trupa e policisë është 10500-11000 persona.

Në mesin e muajit korrik punonjësit e policisë morën në dorë  formularin  që duhet të plotësojnë , ku synohet që efektivët të deklarojnë detaje nga stili i tyre i jetesës, banesa e tyre apo dhe deri tek nga pajisjet dhe orenditë.

Gjatë fazës së parë të vettingut do të kalojnë 245 drejtues me grada të larta në radhët e bluve, fazë që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat