Merr flakë vetura - digjet një person, shpëtohet tjetri

Shqipëria

Merr flakë vetura - digjet një person, shpëtohet tjetri

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Përfshihet nga flakët një automjet në Delvinë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Vllahat.

Mësohet se brenda mjetit ndodheshin dy persona.

Njëri prej tyre është nxjerrë me shpejtësi nga makina dhe është transportuar në spital, ndërsa trupi i personit tjetër është gjetur i djegur.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e flakëve.

Policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje ndërsa po punohet për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat