Akuzat e PD, Valdrin Pjetri nxjerr dokumentet

Shqipëria

Akuzat e PD, Valdrin Pjetri nxjerr dokumentet

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 08:27
Valdrin Pjetri

Pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge, ka reaguar kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri.

Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është i padënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.

Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha ai.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat