Kryemadhi: Bajram të begatë, varfëria gjen zgjidhje duke ndërtuar sisteme të drejta

Shqipëria

Kryemadhi: Bajram të begatë, varfëria gjen zgjidhje duke ndërtuar sisteme të drejta

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:54
Monika Kryemadhi

Festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë e uron nëpërmjet një postimi në facebook, edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Teksa uron një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare, Kryemadhi shkruan se "plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!"

Urimi i plotë: 

Gëzuar Kurban Bajramin!

Nga zemra uroj një Bajram të begatë për çdo familje shqiptare!

Kurban Bajrami është festa më simbolike e besimit të plotë tek Krijuesi, festë e cila na transmeton disa mesazhe esenciale mbi vlerat e jetës dhe mënyrën se si ajo duhet jetuar!

Qëllimi i kurbanit dhe besimit nuk qëndrojnë tek materialja, përkundrazi.

Sakrifica në emër të Zotit, ndihma për nevojtarët, dashuria në familje dhe paqja janë urtësitë e kësaj feste!

Ne të gjithë kemi nevojë që ti reflektojmë këto parime në jetët tona dhe shoqëri!

Shqipëria sot ka nevojë për më shumë solidaritet në mënyrë që të ofrojë mundësi për një të ardhme më të mirë, për të gjithë!

Plagët sociale si varfëria, korrupsioni, emigrimi dhe probleme të tjera shoqërore mund të gjejnë zgjidhje vetëm duke ndërtuar sisteme të drejta e të ngritura mbi vlera!

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat