Makina u fut në lulishten plot me njerëz në Lushnjë, ja kush është gruaja që humbi jetën

Shqipëria

Makina u fut në lulishten plot me njerëz në Lushnjë, ja kush është gruaja që humbi jetën

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 12:53
Teuta Aliçkolli

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 50-vjeçarje në qytetin e Lushnjes dhe ka lënë të plagosur dy persona, të tjerë. Përkatësisht burri dhe djali i viktimës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, kur një mjet "Volkswagen" me targa “AA00FT” doli nga rruga dhe u fut në lulishten më të populluar të qytetit.

Policia bën me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale A.H, 22 vjeç, banues në Lushnje. Ai u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Viktima është Teuta Aliçkolli, e cila u plagos rëndë dhe u transportua në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa bashkëshorti i saj dhe djali ndodhen në spitalin rajonal të qytetit.

"Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja T.A, 51 vjeçe, dhe është dëmtuar bashkëshorti i saj, shtetasi F.A, 54 vjeç dhe djali i tyre Q.A, 24 vjeç, të cilët ndodheshin në lulishte. Shtetasi F.A dhe Q.A ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve",- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat