Spiropali uron Bajramin me foto me të shoqin dhe vajzën

Shqipëria

Spiropali uron Bajramin me foto me të shoqin dhe vajzën

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:13
Spiropali me të shoqin dhe vajzën

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, uron gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të shoqin Salarjonin dhe vajzën e tyre.

“Gëzuar nga ne të 3”, shkruan Elisa.

Në foto, Elisa, Salarjoni dhe Nalta shihen të buzëqeshur, teksa duket të jenë me pushime.

Spiropali është treguar e rezervuar për familjen e saj por kur vjen puna për raste të veçanta, e ka publikuar ndonjë foto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat