Katolikët e veriut të Shqipërisë i kërcënojnë turistët nga Kosova se do t’i rrjepin të gjallë “sikur serbi”

Shqipëria

Katolikët e veriut të Shqipërisë i kërcënojnë turistët nga Kosova se do t’i rrjepin të gjallë “sikur serbi”

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Një rast tjetër i qytetarëve të Shqipërisë të cilët nuk i duan shqiptarët e Kosoves si turistë është regjistruar edhe këtë verë. Anton Zefi dhe Luig Marku kanë thënë se do t’ua bëjnë myslimanëve nga Kosova siç ua ka bërë serbi.

Dy banorë të Veriut të Shqipërisë, që i takojnë besimit të krishterë, përmes disa videove që i kanë incizuar deklarojnë se nuk duan të shohin turistë myslimanën nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në bregdetin e fshatrave rreth Shkodrës.

Njëri nga ta thotë se ‘do të ju rrjep si cjapi që ju ka rrjep serbi”.

 “Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku në një video që ka publikuar Insajderi.

Tjetri thotë se myslimanët shqiptarë nuk kanë vend në trojet e tyre dhe kërcënon se “do t’i mbysin”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat