Vasili kundër Soreca-s: Shpresoj se nuk paguheni për të mbajtur mbyllur derën e Evropës

Shqipëria

Vasili kundër Soreca-s: Shpresoj se nuk paguheni për të mbajtur mbyllur derën e Evropës

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:02
Vasili kundër Sorecas

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, se “reforma në drejtësi është ‘perla’ e Shqipërisë.”

“Reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për tu kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit”, thotë Vasili, i cili rendit edhe disa dështime, sipas tij, të sistemit gjyqësor pas miratimit të reformës.

Vasili kërkon nga Soreca që ta shosh në sy “dështimin e e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo”, sepse, sipas tij, “kjo lloj perle po bën të lulëzojë krimi, droga korrupsioni dhe paratë e pista dhe po e lë Shqipërinë jashtë BE.”

Nëse nuk ka një reflektim në këtë drejtim, Vasili thotë se “na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur përgjithmonë përpara fytyre.”

“Por unë dua te besoj që ju nuk jeni dhe nuk paguheni këtu për këtë”, mbyll reagimin përfaqësuesi i LSI.

Reagimi i plotë

Reforma ne drejtesi, u kap, u zhbe dhe degradoi ndaj emrin e ka deshtim dhe jo perle!?

Ambasadori Soreca thote per Euroneës:

“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”

Reforma qe shohin te gjithe shqiptaret eshte shnderruar ne nje kapje dhe deshtim qe s’ka nevoje per ndonje shkolle te madhe per tu kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit.

Nuk eshte perle drejtesia qe ne Gjykaten e Durresit jep dy vendime per bashkine se e urdheron Edi Rama duke u bere turpi i botes.

Nuk eshte perle prokuroria qe mbyll dosjet skandaloze,qe jane te hapura nga mediat me te medha te botes.

Nuk eshte perle drejtesia qe ne KLGJ dhe KLP mbushet me anetare te tyre pa asnje integritet fallsifikatore evazore dhe spiune te sigurimit.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk vepron ndaj KQZ qe refuzon dekretet e Presidentit per zgjedhjet.

Nuk eshte perle drejtesia qe nuk heton e denon hajdutet e qeverise tek unaza e re,teatri,koncesionet etj etj,por denon qytetaret e grabitur nga qeveria.

Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE.

Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe ne sy deshtimin e drejtesise ashtu si bejne mbi 83% e shqiptareve qe nuk besojne më tek ajo.

Po ta shohesh keshtu si shqiptaret,edhe reformen mund ta kthejme te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europes mund ti afrohemi sado pak.

Ndryshe i dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre,

por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat