Nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, i pranishëm edhe kryeparlamentari i Maqedonisë - Bota Sot
Nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, i pranishëm edhe kryeparlamentari i Maqedonisë

Shqipëria

Nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, i pranishëm edhe kryeparlamentari i Maqedonisë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:02
Nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës

Ka nisur konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, ku më pas do të bëhet edhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu.

Pjesëmarrës në ceremoni është ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetet Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë i është bashkuar edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Ditën e djeshme, ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u largua paqësisht nga detyra, ndonëse shprehu keqardhje për situatën ku ndodhet vendi. Ai tha se nuk do të bënte protesta për të kundërshtuar ardhjen e Ndreut në krye të bashkisë, pasi kështu do të hidhte poshte 16 vite punë në këtë institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...