Ekstradohet shqiptari që iu merrte para njerëzve që t’i dërgonte në të ‘zezë’ në ShBA

Shqipëria

Ekstradohet shqiptari që iu merrte para njerëzve që t’i dërgonte në të ‘zezë’ në ShBA

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:55
Ekstradimi

Shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kalimin e paligjshëm të shqiptarëve drejt SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë është ekstraduar nga Italia.

I ekstraduari është shtetasi E. S., 27 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim gjatë mega operacionit të koduar “One If – By Land”, që synonte goditjen e kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me karta identiteti të falsifikuara, kundrejt pagesës deri në 25000 dollarë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të vitit 2018, të Gjykatës  së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” – informon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat