Shqipëri, burrat marrin më shumë kredi se gratë

Shqipëria

Shqipëri, burrat marrin më shumë kredi se gratë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:44
Ilustrim

Kredia e marrë nga burrat zë 69% të vlerës së kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë në 2018-n, ndërsa për gratë është vetëm 31%.

INSTAT publikoi të dhënat mbi barazinë gjinore dhe vëren se vlera e kredive e marrë nga burrat shënon 322 miliardë lekë, ndërsa nga gratë 147 miliardë lekë.

Sipas INSTAT, ky tregues i raportuar në vite të mëhershëm ka shënuar një raport tjetër i cili evidentonte gratë me peshën më të madhe në kreditim, ndërsa sot dominojnë burrat.

Në krahasim me një vit më parë, numri i kredive ka qenë më i ulët për të dyja gjinitë, por vlera e tyre ka qenë më e lartë. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i kredive të marra nga burrat në vitin 2018-n ishte 527 mijë, rreth 29% më pak se një vit më parë. Këto kredi janë marrë nga 278 mijë burra nga 399 mijë në 2017-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat