Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 43-vjeçari - Bota Sot
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 43-vjeçari

Shqipëria

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 43-vjeçari

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Tiranë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se shtetasi E. K.,43 vjeç ka humbur jetën gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij.

Informacion paraprak

Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat