Berisha: Drejtori dhe zëvendësi i tij në policinë e Shkodrës, për ryshfete hiqen në alltia!

Shqipëria

Berisha: Drejtori dhe zëvendësi i tij në policinë e Shkodrës, për ryshfete hiqen në alltia!

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 18:58
Ish- kryeministri Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar këtë të enjte një denoncim të një punonjësi të policisë së Shkodrës, i cili pretendon se drejtori i policisë së qytetit Niko Brahimaj e nëndrejtori Skënder Hita janë përfshirë në një konflikt të ashpër mes tyre.

Madje denoncuesi thotë se kanë nxjerrë dhe armët, për shkak të një ‘biznesi’ të paligjshëm ku ata përfitojnë miliona lekë.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës:

Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia!

Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. Sb

Pershendetje z.Berisha

Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr armet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra. Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat