Bie Valdrin Pjetri, të gjithë “sytë” nga Meta! Çfarë do të ndodhë me Shkodrën dhe kur do jenë zgjedhjet? - Bota Sot
Bie Valdrin Pjetri, të gjithë “sytë” nga Meta! Çfarë do të ndodhë me Shkodrën dhe kur do jenë zgjedhjet?

Shqipëria

Bie Valdrin Pjetri, të gjithë “sytë” nga Meta! Çfarë do të ndodhë me Shkodrën dhe kur do jenë zgjedhjet?

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:32
Ilir Meta dhe Valdrin Pjetri

Me tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës së kryebashkiakut të Shkodrës, zgjedhjet në këtë bashki do të përsëriten, e gjithë çështja është se kur.

Pjetri u zgjodh në krye të Shkodrës si rezultat i zgjedhjeve të 30 qershorit, të cilat u shfuqizuan me dekret nga presidenti Ilir Meta. Opozita braktisi 30 qershorin, ndërkohë që Meta dekretoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale, por ky vendim nuk u pranua nga Partia Socialiste.

Me tërheqjen e Pjetrit, sërish topi kalon te presidenti Meta. Në një situatë normale politike, presidenti do duhet të nxirrte një dekret për zgjedhje të reja në Shkodër, por Meta nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe për rrjedhojë nuk njeh as procesin e tërheqjes së Pjetrit. E vetmja datë për presidentin është 13 tetori.

Në këtë situatë pritet me interes reagimi i Partisë Socialiste, e cila mund të gjendet përpara 13 tetorit si datë e vetme për zgjedhjet në Shkodër, që sipas presidentit është datë e ligjshme për zgjedhjet edhe në 60 bashkitë e tjera.

Nga ana tjetër është opozita që nuk pranon zgjedhje të pjesshme për Shkodrën. Dy aleatët të Partisë Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Agrare Ambientaliste konfirmuan për Top Channel se nuk do të marrin pjesë në përsëritjen e një palë zgjedhjeve, të cilat s’i kanë njohur kurrë.

“Nuk ka pasur zgjedhje më 30 qershor, kishte votime moniste të Partisë Socialiste dhe Ramës. Zgjedhjet lokale  janë më 13 tetor nëse zgjedhjet lokale në Shkodër mbahen në 13 tetor, LSI  e ka bërë regjistrimin në respekt të dekretit presidencial,” tha Endrit Braimallari i LSI.

“Është e njëjta histori nuk është problem date, por standardesh. Do vijojë e njëjta histori. Do ketë zgjedhje të pjesshme vetëm me mazhorancën. Nuk ndryshon asgjë, vetëm i jep armë opozitës në argumentet e saj për të vijuar rrugën që ka nisur me protesta”, tha kreu i PAA, Agron Duka.

Partia Demokratike, e cila zbuloi dënimin e fshehur të Valdrin Pjetrit në Itali, nuk është shprehur për zgjedhjet e pjesshme. Edhe sa i përket 13 tetorit, PD nuk është regjistruar në KQZ, por kryetari i saj, Lulzim Basha i konsideron të ligjshme zgjedhjet lokale në atë datë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...