Gjejnë portofolin e mbushur me para, dy motrat shqiptare e gjejnë dhe…

Shqipëria

Gjejnë portofolin e mbushur me para, dy motrat shqiptare e gjejnë dhe…

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Një rast qytetarie dhe fisnikërie është shënuar ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës. Dy motrat Mimoza dhe Margarita Xharo kanë gjetur portofolin e një pushuesi pranë portit të Sarandës.

Gazetari i Report Tv Limos Didani raporton se në portofol gjendej një shumë e konsiderueshme të hollash, ato nuk e menduan dy herë, por e dorëzuan menjëherë në Komisariatin e Policisë Kufitare, të cilët kanë kontaktuar me personin i cili kishte humbur portofolin, në të cilin përveç parave gjendeshin edhe të gjitha dokumentet e tyre.

Pronari i portofolit është në kërkim të dy zonjave për të shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e tij pasi hu.mbja e dokumenteve do t’i shkaktonte një stres dhe humbje të madhe kohe deri në përtëritjen e tyre, rast ky që njëherësh tregon qytetarinë dhe fisnikërinë e banorëve të Sarandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat