Ish-vila e Enverit në kinema, fituesi i Palmës së Artë në Kanë do të shfaqë filmin në Tiranë - Bota Sot
Ish-vila e Enverit në kinema, fituesi i Palmës së Artë në Kanë do të shfaqë filmin në Tiranë

Shqipëria

Ish-vila e Enverit në kinema, fituesi i Palmës së Artë në Kanë do të shfaqë filmin në Tiranë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:45
Ish-vila e Enver Hoxhës në kinema

Vila e ish-diktatorit do të shhndërrohet në një kinema. Fituesi i Palmës së Artë në Cannes Film Festival 2019, do të jetë më 19 gusht në Tiranë në një prezantim dhe diskutim të filmit të tij. Projekti i takon një kinemaje nomade, Cine Tarkovsky, që evidenton objekte të izoluara për publikun, pjesë të arkitekturave të sistemeve totalitare që kanë qeverisur shtetet e Ballkanit, për t’i kthyer ato në kinema me hyrje të lirë për publikun për një natë.

Vasilis Kekatos xhiroi në 8 orë në një pikë karburanti filmin me metrazh të shkurtër “Distanca mes nesh dhe qiellit” dhe arriti të fitonte Palmën e Artë për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër. Në këtë punim të ndjeshëm realizuar me zero buxhet, mund të vërehet sesa krijues mund të jetë një artist i ri kur burimet e tij janë të limituara. Për herë të parë në Shqipëri, fituesi i sapozgjedhur i Palmës së Artë fton në një eksperiencë kinematografike dhe në një bashkëbisedim të hapur me këdo që do të jetë pjesëmarrës, mbi të krijuarit dhe fituarit përkundër çdo vështirësie.

Prezantimi i parë i Shqipërisë në Kanë ishte në vitin 1953 me filmin “Luftëtari i Madh Skëndërbej” me regji të kineastit sovjetik Sergei Yutkevich. Pothuaj 50 vite më pas, Gjergj Xhuvani bëhet i pari shqiptar pjesë e kategorisë Director’s Fortnight me filmin “Parrullat”. Në 2019, Erenik Beqiri është i pari shqiptar në seleksionimin zyrtar, me filmin “The Van”.

Festivali i Filmit në Kanë, prej 1946, prej dekadash është Festivali më i rëndësishëm në botë i cili sjell emrat më të mëdhenj e inovatorë në industrinë e filmit. Prej vitit në vit, pritet me kuriozitet përzgjedhja e filmave të Kanës, prej natyrës së artit që sugjeron dhe prestigjit që ky aktivitet mban.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...