Me diplomë dhe në rrugë! Në Shqipëri askush nuk e di se çfarë kërkon tregu i punës - Bota Sot
Me diplomë dhe në rrugë! Në Shqipëri askush nuk e di se çfarë kërkon tregu i punës

Shqipëria

Me diplomë dhe në rrugë! Në Shqipëri askush nuk e di se çfarë kërkon tregu i punës

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:56
Shqipëri

Të pasurit e një diplome në Shqipëri nuk përkthehet në një vend të sigurt pune apo në profesionin ku investon prej vitesh. Sipas Institutit të Statistikave papunësia e shqiptarëve me arsim të lartë është luhatur nga 18 – 21% përgjatë 3 viteve të fundit. Për ekspertët e arsimit kjo është e lidhur sa me mungesën e vendeve të punës, po aq me politikat arsimore që nuk orientojnë studimet me nevojat e tregut.

Linda Pino, eksperte e arsimit: Ne nuk kemi këshillim karriere që në hapat e para të arsimit, pra që ata me rezultate të ulëta t’i orientojnë drejt arsimin profesional. Apo edhe në gjimnaz, këshillimin e bën një person që ka më pak orë mësimore.

Po cilat janë nevojat që ka tregu i punës në Shqipëri?

Linda Pino, eksperte e arsimit: Nuk është bërë një studim për tregun e punësimit në Shqipëri. Me të dhëna zyrtare nga Instati, nga 23% që është popullsia e të rinjve në Shqipëri, 22.2% janë të papunë, atëherë ku i ka orientuar shteti shqiptar politikat e punësimit?!

Ekonomiku dhe juridiku mbeten degët më të pëlqyera nga të rinjtë shqiptarë, pasi vetëm vitin e kaluar sipas Institutit të Statistikave u diplomuan 28.4% e studentëve në vend.

Nisur nga kjo tendencë bëmë një kërkim të thjeshtë ne faqen online te Rrjetit Kombëtar të Punësimit për të parë shanset për punësim.  Në 365 oferta e publikuara dominojnë  punët si shitës, rrobaqepës, hidraulik etj, zanate që jo me patjetër kërkojnë një diplomë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat