Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve në Shqipëri shënuan rritje

Shqipëria

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve në Shqipëri shënuan rritje

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Eksportet e mallrave dhe të shërbimeve shënuan një rritje prej 5.2% në terma vjetorë, citon raporti i publikuar sot nga Banka e Shqipërisë “Mbi zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë tremujori i parë 2019”.

Kontributi lidhet tërësisht me dinamikën e eksportit të shërbimeve, i cili u zgjerua me 8.5%, krahasuar me një vit më parë. Në këtë rast, ndikimet lidhen me kategorinë e “shërbimeve të përpunimit të inputeve fizike” dhe “shërbimet e tjera”.

Sipas BSH-së, ndikime pozitive kanë ardhur edhe nga eksporti i “shërbimeve të udhëtimit”, i cili u rrit me 5.1%, krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, eksporti i mallrave u zvogëlua me 4.0% në terma vjetorë, ndikuar më së shumti nga pakësimi i ndjeshëm i eksportit të energjisë elektrike.

Përsa i përket importit të mallrave dhe shërbimeve, ato u zgjeruan me 7,4% në terma vjetorë. Deficiti tregtar në mallra dha ndikimin kryesor, duke u zgjeruar me 13.0%, ndërkohë që suficiti i shërbimeve ndikoi në kah të kundërt, pasi u zgjerua me rreth 13.5% krahasuar me një vit më parë, bën të ditur BSH-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat