Rama: Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme - Bota Sot
Rama: Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme

Shqipëria

Rama: Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 12:39
Edi Rama

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel, por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme”, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama tha se “Valdrin Pjetri ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD dhe çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrsesi njeriun një kriminel”.

“Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje”, vijoi Rama.

“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit,  s’mund të lërë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë”, shtoi Rama.

Jo vetëm kaq, por sipas Kryeministrit, “është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur”. “Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive”, tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...