Ish-sigurimsat në polici/ Autoriteti i Dosjeve konfirmon 3 emra në prag të nisjes së vettingut

Shqipëria

Ish-sigurimsat në polici/ Autoriteti i Dosjeve konfirmon 3 emra në prag të nisjes së vettingut

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:21
Policia shqiptare

Seancat e para publike të vettingut në radhët e policisë ende nuk janë hapur, por efektet kanë nisur. Autoriteti i dosjeve tregon se për 3 punonjës të policisë, emrat e tyre figurojnë të kenë material në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa për pasuritë dhe aftësitë e tyre profesionale do të duhet ende të presim. E kaluara e këtyre punonjësve  në ish-Sigurimin e Shtetit, pritet që t’u hapë probleme. Informacion nga Autoriteti i Dosjeve është kërkuar për 55 punonjës të Policisë së Shtetit. Për të gjithë këta punonjës, Autoriteti i Dosjeve ka zgjedhur të përgjigjet me iniciale duke shmangur kështu dhënien e plotë të emrave.

Punonjësit në radhët e policisë që figurojnë me emrat në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit janë më inicialet. G.Z,  A.Sh dhe B.Sh, ndërkaq autoriteti i dosjeve nuk specifikon se cilat janë pozicionet e tyre në polici.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në radhët e policisë po punon me verifikimin e 45 dosjeve të para të drejtuesve më të lartë, të Policisë së Shtetit. Kriteret mbi të cilat po bëhet vlerësimi janë, pastërtia e figurës, pasuria si dhe aftësitë profesionale.  Për këtë arsye, komsioni është në proces të pritjes së një sërë përgjigjeve nga institucionet në vend dhe jashtë tij, për të cilat u është kërkuar informacion lidhur me subjektet që po verifikohen por edhe personat e lidhur me ta.

Në një njoftim të datës 13 gusht, Komisioni i Vleresimit ngreh shqetesimin se mungon përcjellja e të dhënave nga disa institucione të rëndësishme të cilat kanë vonesa në përpunimin dhe përcjelljen e tyre. Për këtë aryse ende nuk ka një date konkrete se kur do të fillojnë seancat e para degjimore, qe pritet të jenë në të njëjtat zyra ku po kalojnë në sitë njerëzit e drejtësisë.

Vettingu në radhët e policisë, pritet që të kalojë në filtrat e tij rreth 250 drejtues të lartë në të gjithë vendin, por ashtu edhe mbi 12 mijë efektivë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat