Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo, çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët - Bota Sot
Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo, çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

Shqipëria

Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo, çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:19
Klosi takon spanjollët që u dhunuan në Qeparo,

Me një buqetë lulesh në duar, ministri i Turizmit Blendi Klosi ka takuar nga afër familjen spanjolle që u dhunua dje nga pronari i një lokali në Qeparo të Himarës. Familja Galdon përjetoi një eksperiencë të tmerrshme në Shqipëri, por ashtu siç është shprehur edhe ministri, kjo sjellje nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes.

E njëjta gjë i është thënë Klosit edhe nga përfaqësuesi i familjes spanjolle.

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtëpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar pronarin M.K., 51 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...