U dëmtuan në kokë e trup pas rënies nga skela, si është gjendja aktuale e 3 punëtorëve shqiptarë

Shqipëria

U dëmtuan në kokë e trup pas rënies nga skela, si është gjendja aktuale e 3 punëtorëve shqiptarë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 22:45
Aktualisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Tre punëtorët e plagosur nga rënia e skelës në rrugën e Elbasanit i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, pasi kanë pësuar dëmtime të shumta në gjymtyrë dhe në pjesën e kokës.

Ora news mëson se aktualisht gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar.

Të plagosur nga aksidenti në punë mbetën Genti Bardhi, Altin Marku dhe Euglidios Lika.

Për ngjarjen Inspektorati i Punës ka nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes. Edhe pse zyrtarisht nuk bëhet e ditur, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga pakujdesia.

Nga ngjarja humbën jetën dy punëtorë, Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat