Lamtumira për Fatos Baxhakun, "Po shkon mes ëngjëjve për të çuar Shqipërinë tjetër atje"

Shqipëria

Lamtumira për Fatos Baxhakun, "Po shkon mes ëngjëjve për të çuar Shqipërinë tjetër atje"

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:55
Fatos Baxhaku

Rradhë njerëz mërzisin kaq shumë njerëz me largimin e tyre nga jeta e tillë është dhe humbja e publicistit të njohur Fatos Baxhaku.

Miq, gazetarë, të njohur dhe ata që e njihnin përmes veprës së tij, i japin sot lamtumirën.

Për mikrofonin e RTV Ora tre nga miqtë e tij thonë se me ikjen e Baxhakut ikën një pjesë e Shqipërisë.   

Rezar Xhaxhiu: Me ikjen e Baxhakut iku një pjesë e gazetarisë shqiptare. Ikën një pjesë e reportazhit e shkrimeve dhe një pjesë e Shqipërisë tjetër. Asaj Shqipërie që Baxhaku e solli në reportazhet dhe dokumentaret, shkrimet dhe portretet e tij. Kjo është ikja e madhe. Ikja e një njeriu që shkon mes ëngjëjve të tij për të çuar Shqipërinë tjetër atje"

Astrit Hatollari: La shumë punë pa përfunduar. Shqipërisë po i ikën një qytetar i mirë që vetëm i ka dhënë këtij vendi.

Fatos Tarifa:  Humbje e madhe jo vetëm për moshën e re që kishte Fatosi. Rradhë njerëz mërzisin kaq shumë njerëz me largimin e tyre nga jeta. Unë e kam pasur student, shok, fqinj, mik të ngushtë. Që kur mora vesh lajmin e humbjes, atje ku rrinim bashkë ishte një gropë që nuk mbushtet dot nga askush tjetër. Do të mbetet gjithmonë i pranishëm.

Baxhaku humbi jetën të premten, 16 gusht, në moshën 55 vjeçare nga një sëmundje e rëndë dhe e gjatë.

Gjatë angazhimit afro 30 vjeçar në botime dhe publicistikë,  Baxhaku ishte edhe pedagog dhe mentor i disa breza studentësh të gazetarisë së shkruar dhe televizive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat