“A ke cigare?” Banda me 10 shqiptarë masakron në grushte nënën dhe dy djemtë e saj

Shqipëria

“A ke cigare?” Banda me 10 shqiptarë masakron në grushte nënën dhe dy djemtë e saj

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:53
Rimini

Një bandë me të rinj shqiptarë ka terrorizuar të gjithë plazhin e Riminit me aktet e tyre barbare kundrejt një familje italiane.

10 shqiptarë kanë provokuar dhe më pas rrahur dy djem të rinj italianë, madje edhe nënë e tyre e cila i ka shkuar në ndihmë djemve të saj.

Gjithçka ka nisur në një lokal pranë vijës bregdetare në Riviera Romanjola, ku dy djemtë italianë 15 dhe 18 vjeçarë, kanë shkuar të blejnë diçka në pastiçeri para se të mbërrijnë në banesën ku qëndronin për pushime.

Aty djemtë janë ngacmuar nga banda e shqiptarëve. “A keni një cigare?” i ka thënë njëri prej shqiptarëve dhe aty pak minuta më pas ka nisur dhe rrahja. Pa asnjë arsye, shkruajnë mediat italiane.

18 vjeçarit  i është thyer hunda nga grushtet kurse vëllai i tij i vogël mori goditje në trup e fytyrë

 E teksa dy djemtë e saj po rriheshin, nëna dëgjon nga dritarja e apartamentit të bërtirurat dhe menjëherë shkon të ndihmojë. Por banda me 10 shqiptarë nuk kursen as gruan, e cila ka marrë grushte e shkelma gjithashtu. Sipas medias italiane, djemtë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve që kanë marrë, përfshi këtu edhe nënën e tyre.

Policia ka ardhur më vonë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të kapur 10 shqiptarët. Kamerat e sigurisë kanë treguar disa momente të dhunës dhe tashmë është çështje kohe derisa shqiptarët të identifikohen dhe arrestohen. Ngjarja e rëndë u shënuar ditën e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat