Dalin pamjet! Makina e shqiptarit merr flakë në ecje, fenomeni po bëhet mjaft serioz

Shqipëria

Dalin pamjet! Makina e shqiptarit merr flakë në ecje, fenomeni po bëhet mjaft serioz

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka marrë flakë në ecje, teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës. Makina, ashtu siç tregojnë pamjet, është djegur plotësisht dhe ka nxjerrë një re të madhe tymi.

Ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me ngjarjen apo nëse janë lënduar personat që ndodheshin në makinë.

Kujtojmë se këto ditë në Shqipëri të shumta kanë qenë rastet e marrjes flakë të makinave për shkak të problemeve teknike, të nxitura këto edhe nga temperaturat tejet të larta që ka përjetuar i gjithë vendi. Vetëm pak ditë më parë një burrë u dogj i gjallë në makinë pas një aksidenti dhe marrjes flakë të automjetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat