Ngjarje tronditëse/ Një 14 vjeçare përdhunohet nga punëtori shqiptar i hotelit

Shqipëria

Ngjarje tronditëse/ Një 14 vjeçare përdhunohet nga punëtori shqiptar i hotelit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 18:51
Korfuz

Një shqiptar, punëtor hoteli, është nën akuzë se ka përdhunuar një vajzë britanike 14-vjeçare, e cila ishte duke pushuar me familjen e saj, në Korfuz.

Shqiptari 32- vjeç u arrestua dje pas ngjarjes dhe madje pretendohet se ai ka pranuar mbi sulmin e dyshuar seksual, sipas mediave greke.

Prindërit e nxënëses u thirrën në polici pas ngjarjes, në një hotel në lindje të ishullit Grek.

Ngjarja raportohet se ka shkaktuar tronditje në opinionin vendas, ndërsa autoritetet mobilizuan Drejtorinë e Sigurisë së Korfuzit për të hetuar çështjen dhe ndëshkuar fajtorin.

Besohet se ishte hera e parë që ishte raportuar një sulm kaq serioz seksual nga një punëtor hoteliere mbi një fëmijë.

Policët thanë se ata ishin në gjendje të identifikonin shumë shpejt anëtarin e stafit të hotelit, por hetuesit nuk kanë pranuar të japin detaje të mëtejshme, ndërsa hetimet e tyre vazhdojnë.

Vajza është nën kujdesin e anëtarëve të familjes së saj dhe nga zyrtarë të Zyrës së Jashtme Britanike në ishull, ndërsa autori i dyshuar është marrë në pyetje nga detektivët.

Një burim i tha “The Sun” se  “ai u dorëzua në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Një dosje është hapur kundër tij.”

Shqiptari pritet të përballet me akuzat e ngritura.

Korfuzi ndahet nga Shqipëria nga një kanal i ngushtë i transportit detar që lidh detet Adriatik dhe Jon dhe shumë shqiptarë punojnë në industrinë turistike në ishujt grekë.

Detaje të sulmit të pretenduar dhe rrethanat në të cilat u ngrit alarmi nuk janë zbuluar ende.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme i tha medias britanike: Ne po ofrojmë mbështetje për vajzën e re britanike në Korfuz dhe familjen e saj. Stafi ynë është në kontakt me policinë greke.”/a.m/noa.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat