Vodhën çantat e turistëve gjermanë, arrestohen dy grabitësit

Shqipëria

Vodhën çantat e turistëve gjermanë, arrestohen dy grabitësit

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 19:11
Foto ilustrim

Dy persona nga Durrësi janë arrestuar nga policia e Sarandës.

Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim, ndërsa policia i ka identifikuar vetëm me inicialet, G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të Sarandës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani.

Ky i fundit ndodhej prej ditësh me pushime në bregdetin e Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat