Basha-Ramës: Hajduti nuk sjelli asnjë investim të huaj

Shqipëria

Basha-Ramës: Hajduti nuk sjelli asnjë investim të huaj

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:46
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se asnjë investim të huaj nuk ka sjellë hajduti psiqik në Shqipëri në 6 vjet.

Basha ka shkruar se të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë me gisht Edi Ramën si kryeministrin më të korruptuar të Ballkanit.

“Ai vjedh Shqipërinë me një bandë oligarkësh grabitqarë dhe pastron paratë e drogës dhe krimit. Për të mbrojtur bandën e tij, Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij. Të gjitha investimet perëndimore po largohen nga Shqipëria. Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Hajduti Psiqik në Shqipëri në 6 vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet vende në planet, pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit. Pa investime të huaja nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende të reja pune, nuk ka mirëqenie. Investimet e huaja janë të domosdoshme për çdo vend. Me Edi Ramën nuk ka investime, nuk ka zhvillim, nuk ka punësim, por vetëm grabitje, vjedhje, varfëri dhe papunësi”, ka shkruar ai.

Basha shtoi se për ta zhvilluar ekonominë dhe të marrin investime, duhet ta largojnë hajdutin psiqik dhe bandën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat