Goditi furgonin e turistëve spanjollë, del përpara gjykatës pronari i restorantit: Nuk kam prekur njeri me dorë

Shqipëria

Goditi furgonin e turistëve spanjollë, del përpara gjykatës pronari i restorantit: Nuk kam prekur njeri me dorë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:24
Goditi furgonin e turistëve spanjollë

(E plotësuar) - Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll.

Ndaj 55 vjeçarit Kokdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje. Këto tre akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.

Mihal Kokdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij.

Image

Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.

Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokdhima mbi kofanon e makinës së tyre.

Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokdhimës.

Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.

Sakaq pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijon të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi.

Pronari i restorantit: Nuk kam prekur njeri me dorë

Në Gjykatën e Vlorës u zhvillua sot seanca e masës së sigurisë për shtetasin Mihal Kokëdhima, i arrestuar pasi goditi me sende të forta furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, Kokëdhima shpërtheu në dhunë ndaj tyre. Ai përfaqësohej në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtari i çështjes është Esmerilda Habilaj.

“Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.

Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin, dhe unë u hodha ne kriskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”– ka thënë Kokëdhima.

Avokatët mbrojtës kanë kërkuar masë sigurie më të butë, duke ofruar edhe garanci pasurore deri në 3 mijë euro.

Sipas avokatëve, asnjë nga akuzat nuk qëndron për ta mbajtur prapa hekurave, ndërsa shtojnë se nuk rrezikshmëri shoqërore.

Në fund, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ai u arrestua tri ditë më parë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat