Mbetjet në grykëderdhjen e Drinit/ Specialistët: Ndotja alarmante, sa më parë një zgjidhje

Shqipëria

Mbetjet në grykëderdhjen e Drinit/ Specialistët: Ndotja alarmante, sa më parë një zgjidhje

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:48
Mbetjet në grykëderdhjen e Drinit

Në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë mbetjet paraqesin një situatë mjaft alarmante.

Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, kësaj here me hedhjen e mbeturinave në lumenj.

Specialisti i mjedisit Jak Gjini bën me dije se situata është mjaft alarmante pasi dëmi nuk është vetëm për shëndetin dhe gjallesat në këtë zonë pasi malet me mbeturina shëmtojnë bukurinë e kësaj zone.

Ndotja e ujërave mbetet një problem shqetësues prej vitesh i cili nuk po di të marrë zgjidhje duke krijuar kështu dhe një impakt negativ edhe për turizmin në Lezhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat